Doarsa Kica-Xhelili: Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është zyrtarisht shkelësja e Kushtetutës së vendit

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është zyrtarisht shkelësja e Kushtetutës së vendit, “që dikur e përçmonte si tradhti kombëtare”. Kjo po ndodh pasi Gjykata Kushtetuese të premten e rrëzoi Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ajo ka përmendur rrëzimin e Qeverisë Hoti dhe 22 shkeljet që Kushtetuesja i ka gjetur në marrëveshjen e vitit 2013 për Asociacionin, vendime këto që sipas deputetes, i shkuan përshtati Vetëvendosjes e tash Haxhiu po befasohet po nga kjo gjykatë. “I paska rënë ndërmend se në pushtet paska ndonjëherë edhe njerëz që gabojnë, jo monstrumë. Megjithëse duke i njohur – këta nuk gabojnë pa qëllim. Për Ministren nuk qenka më e mirë Gjykata Kushtetuese. Ndryshon puna tash”.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …