Agim Shahini: Vendimet e Qeverisë për masat anti-Covid janë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe jo mirë të analizuara

Shahini: Paralajmërimi se gjatë vitit 2023 rritja ekonomike do të jetë vetëm 3 për qind, është shqetësues

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini ka tërhequr vërejtjen se paralajmërimi se gjatë vitit 2023 rritja ekonomike do të jetë vetëm 3 për qind, është shqetësuese. Ai ka shtuar më tutje se Qeveria Kurti po mburret për rritjen e të hyrave në buxhet, por në fakt ato para janë “ngujuar” pasi nuk ka investime kapitale dhe qarkullim të parasë. “Janë rreth 760 milionë euro të cilat tashmë janë më tepër e që Qeveria nuk ka ditur t’i shpenzojë dhe nuk po i shpenzon. Kjo nuk është për mburrje se “ne kemi para dhe nuk po i shpenzojmë”. Por kjo është një mangësi, pasi po marrim para nga qytetarët dhe nuk kemi projekte për t’i shpenzuar. Qeveria e Kosovës duhet të marrë masa urgjente që krahas rritjes së shërbimeve të çmimeve të shikojë rritjen e standardit jetësor, gjithsesi duke futur paranë në qarkullim, duke mos e ruajtuar atë, por duke e investuar në projekte kapitale që në mënyrë zingjirore kjo do të ndikojë pozitivisht në rritjen e ekonomisë”, ka deklaruar për Ekonomia Online, kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini.

Kontrolloni gjithashtu

Prindi i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka uruar që sa më parë të kthehen në Kosovë të gjithë që po mbahen në Hagë

Ish kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot në paraburgim prindërit e tij, Haxhi dhe Hyra …