Brickos

Shqiprim Arifi

Shqipërim Arifi pretendon se Albin Kurti është shpallur “Non Grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi,  paragjykon se Albin Kurti është shpallur “Non Grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  edhe pse kjo gjë nuk është bërë zyrtare ende. Në një intervistë për Euronews Albania, Arifi nënvizoi se Kurti nëpërmjet formave të ndryshme ka bërë politika që kanë  qenë në  dëm të shqiptarëve të Preshevës. Për mua ka qenë e qartë që kjo marrëveshje do të realizohet. Pikëpamjen ia tregova dhe Osmanit. Albin Kurti në SHBA edhe pse nuk është zyrtarizuar është një person ‘non grata’. Mirëpo ne kërkojmë vazhdimësi, që të kemi të drejta nga qeveria dhe Kushtetuta e Kosovës. Duhet të jetojmë të lirë, në bazën e perspektives ekonomike, të përdorim simbolet kombëtare. Kam qenë gjithmonë kritik ndaj vetëvendosjes. Në tre vitet e fundit Kurti në forma  të ndryshme ka ndërhyrë në dëm të shqiptarëve  të Luginës së Preshevës”- tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Lartë Gjyqësor dënon sulmin në banesën e gjyqtarit, Tonin Sterkaj, në Shkodër

Këshilli i Lartë Gjyqësor dënon sulmin në banesën e gjyqtarit, Tonin Sterkaj, në Shkodër

Këshilli i Lartë Gjyqësor dënon sulmin  në banesën e gjyqtarit, Tonin Sterkaj, në Shkodër. Në një …