Nga rreth 2 mijë e 500 deklarime të pasurisë, vetëm gjysma syresh, janë dorëzuar deri tani në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Nga rreth 2 mijë e 500 deklarime të pasurisë, vetëm gjysma syresh, janë dorëzuar deri tani në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Rreth 2 mijë e 500 deklarime të pasurisë janë dorëzuar deri të martën në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, në kohën kur kanë mbetur edhe tri ditë deri në mbylljen e afatit. Janë rreth 5 mijë zyrtarë, të cilët obligohen të deklarojnë pasurinë, në të kundërtën do të përballen me gjoba e kallëzime penale. Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, thotë për mediet se deklarimi i pasurisë është duke vazhduar me avazin e vjetër, duke u lënë për ditën e fundit. Deri më tani rreth 2500 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë nga rreth 5 mijë të cilët janë të obliguar, por janë edhe 30 për qind të tjerë të cilët kanë filluar plotësimin e formularit, sepse tash e kemi vënë në funksion deklarimin elektronik të pasurisë edhe jemi në ngjarje se ku janë zyrtarët me plotësim të këtij formulari. Presim që edhe ky grupi tjetër i rreth 1 mijë e 300 apo 400 zyrtarëve ta plotësojnë shumë shpejt. Fatkeqësisht prapë po vazhdon ai avazi i vjetër ku deklarimi pasurisë kryhet në ditët e fundit, përderisa afati i fundit për deklarim të pasurisë është e premtja, prapë kemi një numër shumë të madh të atyre të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë”, tha ai. Buleshkaj shtoi se mosdeklarimi me kohë i pasurisë është duke shkaktuar edhe probleme, pasi gjatë plotësimit të formularit në momentet e fundit po bëhen gabime të mëdha.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …