leoni

Komuna e Rahovecit nënshkruan një marrëveshje mirëkuptimi me organizatën “Teach for Kosova”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me drejtorin ekzekutiv të organizatës “Teach for Kosova” z. Egzon Gashi dhe në prani të koordinatores së kësaj organizate znj. Valmira Morina si dhe drejtorit të arsimit, nënshkruan një marrëveshje mirëkuptimi. Me anë të kësaj marrëveshjeje, Komuna e Rahovecit do të bashkëpunojë me organizatën “Teach for Kosova” në shumë aspekte që lidhen me rritjen e cilësisë në arsim, në realizimin e trajnimeve të ndryshme dhe në realizimin e projekteve të ndryshme me nxënës të shkollave të mesme. Kjo marrëveshje mirëkuptimi do të fillojë së zbatuari në qershor të këtij viti dhe do të vlejë deri në qershor të vitit 2025.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së III – 1973/1974 të Gjimnazit në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së …