Qatar Charity  shpërndau 300 pako ushqimore dhe miell për familjet malishevase në nevojë

Nuk është ndihma e parë e Qatar Charity në Komunën e Malishevës, kjo organizatë me  programin e vet përmes hapjes së puseve për ujë të pijes për familjet të cilat kanë nevojë,  po e vazhdon programin e ndihmave, njëherit bëri edhe shpërndarjen e 300 pakove ushqimore dhe miell, po për familjet nevojtare. E tëra kjo ndihmë po bëhet edhe me asistimin e zyrtarëve të Mirëqenies sociale, të cilët kanë falënderuar Qatar Charity për këto ndihma që po i ndanë për familjet në nevojë të Komunës së Malishevës, në këtë muaj të shenjtë të ramazanit si dhe shprehen gatishmërinë për bashkëpunim në vazhdimësi me Qatar Charity. Përfaqësuesi i Qatar Charity, tha se “projekti për puset me ujë të pijes dhe kjo me pako ushqimore e miell nuk do të jenë ndihma të vetmet, sepse ne mendojmë që në të ardhmen do ta ndihmojmë Komunën e Malishevës edhe me programe të reja”.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …