Edita Tahiri

Edita Tahiri: Qeveria Kurti e ka cenuar sovranitetin dhe Kushtetutën e Kosovës duke biseduar me Serbinë në Bruksel për zbatimin e AKS-së

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka deklaruar se ka parë një mbrojtje të dinjitetshme të krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale, ndërsa qeveria Kurti në të njëjtën  ditë e ka cenuar sovranitetin dhe Kushtetutën e Kosovës duke biseduar me Serbinë në Bruksel për zbatimin e Asociacionit e komunave me shumicë serbe. Ajo ka thënë se çështjet e brendshme nuk bisedohen me asnjë shtet tjetër dhe kjo shkelje është bërë në pikën 7 të Marrëveshjes së Ohrit, që zbatimi i Asociacionit dhe vetëmenaxhimit të bëhet me ndërmjetësim të BE-së. Kjo madje e ka favorizuar Serbinë, e cila dje i dha ultimatum Kosovës që për 20 ditë ta formojë statutin e asociacionit. Madje edhe me keq kjo pikë e faktorizon pakicën serbe ndërkombëtarisht e cila u bë palë me shtetin e Kosovës dje në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së. Si pasojë, Serbia dje jo vetëm ndërhyri në punët e brendshme të shtetit të Kosovës por i dha ultimatum Kosovës që për 20 ditë ta hartoj draftin e statutit të asociacionit. Kryenegociatori Bislimi dje u mundua dëshprimisht të mashtroi opinionin duke iu shmangur pranimit të këtij fakti. Madje nuk guxoi ta përmend se draft-statuti i asociacionit do t’i shkoj Gjykatës Kushtetuese së Kosovës të cilën e kërkon marrëveshja e asociacionit e vitit 2015, gjë për të cilën është zotuar qeveria Kurti ta zbatoj me pranimin e marrëveshjes zbatuese në Ohër më 18 mars, ka saktësuar, Edita Tahiri.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …