Faton Klinaku

Përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, përveç me Gjykatën Speciale, është i pakënaqur edhe me Ligjin për Pagën Minimale të veteranëve

Përfaqësuesi i OVL-UÇK-së,  Faton Klinaku, përveç  me Gjykatën Speciale, është i zemëruar edhe me Ligjin për Pagën Minimale të veteranëve. Ai në një intervistë për lajmi.net ka thënë se Gjykata Speciale nuk është dashur të formohet kështu sikur është tani, por është dashur të formohet një gjykatë që do t’i dënonte të gjitha krimet në Kosovë, sepse Serbia është ajo që ka bërë krim dhe nuk po  gjykohet nga kjo gjykatë. Po ashtu, Klinaku ka folur edhe për Ligjin për Pagën Minimale, ku ai ka thënë se ne vazhdimisht e kemi thënë se ne momentin kur ligji del në lexim të dytë, ne do të protestojmë para Kuvendit dhe do të kërkojmë që të mbetet në fuqi ligji që ka qenë, që i lidh veteranët me pagën minimale.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …