Pritet me demonstrata vizita e ministri të Jashtëm grek Kocis, në Tiranë

Pritet me demonstrata vizita e ministri të Jashtëm grek Kocis, në Tiranë

Me rastin e vizitës zyrtare të ministrit të Jashtëm grek Janis Kocis, sot kanë shpërthyer demonstrata në Tiranë, kundër mohimit të çështjes çame nga politika zyrtare greke. Në një situatë të tensionuar, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka dalë jashtë zyrës së tij për të diskutuar me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.  Ministri, ka marrë shkas nga përplasja e anëtarëve të shoqatës “Çamëria” dhe forcave të policisë. Të pranishëm në këtë protestë kanë qenë dhe deputetët e PDIU-së, Mesila Doda e Tahir Muhedini. Deputetët kanë dashur të mbajnë një fjalim dhe mesa duket kjo ka qenë arsyeja pse protestuesit nisën të shtyheshin me forcat e policisë. Ndërkohë që ministri i jashtëm grek ka hyrë në objektin e Ministrisë  nga një hyrje e dytë.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …