VV do të rikthehet në Kuvend për pengimin e marrëveshjeve të Brukselit

VV do të rikthehet në Kuvend për pengimin e marrëveshjeve të Brukselit

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri gjatë një konference për medie, ka njoftuar se subjekti i tij do të rikthehet në Kuvend, pas një bojkotimi disa mujor të punës së legjislativit. Ai ka thënë se ky vendim është marrë nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, që ka vendosur të kthehet në Kuvend. Bojkotimi i Kuvendit, sipas kreut të Vetëvendosjes, ka treguar efekt negativ meqë pushteti i ka pasur duart e lira për të vepruar. Sipas Ymerit, me këtë veprim do të fillojë fushata e pengimit të miratimit të dy marrëveshjeve, që sipas tij, janë të dëmshme për vendin. Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, deputeti Glauk Konjufca tha se Zajednica do të kundërshtohet me të gjitha mënyrat. Ai nuk ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me dy partitë tjera opozitare për pengimin e këtyre dy marrëveshje.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për të marr pjesë në seanca

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për …