Haradinaj dhe Limaj kërkojnë zgjedhje të parakohshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj, kanë kërkuar nga Qeveria që t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme në vend. Gjatë një konference për medie, ata vlerësuar se mbajtja e zgjedhjeve do të ishte mundësia e vetme që vendi të dalë nga kriza. Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se kjo Qeveria ka humbur legjitimitetin e saj dhe se miratimi i marrëveshjeve të Brukselit nuk do të ishte në të mirë të vendit. “Ne si opozitë e bashkuar kërkojmë nga Qeveria që të mos miratojë marrëveshjet dhe  t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme. Këto do t’i hapin mundësi krizës aktuale në vend”, ka deklaruar Limaj. Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kërkoi që të mos miratohen marrëveshja për Asociacionin dhe ajo për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. “Ka kaluar shumë kohë prej një konflikti ndaj këtyre marrëveshjeve, andaj ne kërkojmë që të ndërpritet kjo gjendje dhe zgjedhjet do të ishin të arsyeshme për vendin”, ka deklaruar Haradinaj. Ai ka tërhequr vërejtjen se do të ishte shqetësuese nëse marrëveshjet në fjalë do të miratoheshin nga Kuvendi i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …