Bamir Topi: Opozita po insiston ta kapë sistemim drejtësisë dhe po luan me të gjitha mënyrat për të bllokuar reformën

Ish-kryetari i Shqipërisë, Bamir Topi e krahason Sali Berishën me një “agronom”, i cili pret “filizat e rinj” të Partisë Demokratike

Ish-kryetari i Shqipërisë, Bamir Topi e krahason ish-kryeministrin Sali Berisha me një “agronom”, i cili sipas tij pret filizat e rinj dhe kështu në Partinë Demokratike nuk ka emra për të krijuar një lidership të ri. Ai tha se të rinjtë dalin, mirëpo krasitet dhe kjo vjen si pasojë e një produkti që të vjetrit e politikës kanë bërë ku nuk reziston asnjë i ri. Sali Berisha ka dëmtuar në mënyrë konstante filizat e reja dhe po përpiqet  që të qëndrojë në trungun e një peme që është tharë dhe kjo është një fatkeqësi të madhe. Të rinjtë dalin, por këputen, krasiten dhe këto nuk vijnë si pasojë e një beteje të princip, por vjen si pasojë e një produkti që të vjetrit e politikës kanë bërë që të ndërtojnë një sistem, ku nuk reziston asnjë i ri. Hyjnë me shantazhe, me sulme politike me interesa ekonomike dhe ta thyejnë një të ri. Ka njerëz interesaxhi të pushtetit, që luftojnë për të ndryshuar pozicionin, por jo misionin”, tha Bamir Topi.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …