Sot në Gjykatën Speciale ka filluar gjyqi kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi

Sot fillon procesi i paraqitjes së provave nga Prokuroria, me dëgjimin e dëshmitarëve në rastin e gjykimit kundër krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale, e cila në mediet tona dhe në prononcimet e politikanëve pragmatistë quhet, “Dhomë e Specializuar e Kosovës,  ka njoftuar se nesër,  më 11 prill fillon procesi i paraqitjes së provave nga ana e Zyrës së Prokurorisë, me dëgjimin e dëshmitarëve në rastin e pretenduar penal kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Sipas procedurës gjyqësore, me këtë rast fillon procesi i paraqitjes së provave nga ana e Zyrës së Prokurorisë Speciale, me dëgjimin e dëshmitarëve, shumica prej tyre, pa identitet publik dhe të instruktuar paraprakisht, për të dëshmuar kundër krerëve të luftës, e cila i solli lirinë dhe pavarësinë Kosovës, bashkë me NATO-n. Katër krerët e luftës që nga nëntori i vitit 2020 gjenden në paraburgim,  në Hagë. Gjykimi ka filluar pas dy vjet e gjysmë, ndërsa pritet të zgjasë për pesë vite e më shumë, kanë bërë të ditur burime nga kjo Gjykatë antishqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të përmbytjeve nga uji, disa rrugë janë të pakalueshme

Për shkak të përmbytjeve nga uji, disa rrugë janë të pakalueshme, në disa të tjera …