PSD

Policia e Kosovës i ka shqiptuar një gjobë në shumën prej 20 mijë euro Partisë Socialdemokrate

Policia e Kosovës i ka shqiptuar  një gjobë  në shumën prej 20 mijë euro Partisë Socialdemokrate për sikur thuhet moslajmërim të protestës kundër formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe Lajmin e ka bërë me dije të ditur Teutë Rrusta nga radhët e PSD-së. Ajo ka thënë se mbajtja e protestës ishte paralajmëruar. Në raportin e policisë ndëshkohemi për mos njoftim të protestës. Ani pse kemi njoftuar, publikuar, kemi bërë thirrje e çka jo. Metoda po dihet, logjika u kuptua. Nëse duan prej neve t’ ua ofruar skenarët e protestave dhe aksioneve, le ta dinë që kjo nuk do të ndodhë kurrë. E drejta për protestë, përdorimi i hapësirave publike nuk mund të cenohen prej asnjë pushteti. Ato janë tonat, ka shkruar, aktivistja e PSD-së, Teuta Rrusta.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …