Parlamenti Europian ka miratuar dosjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, që hyn në fuqi me 1 janar të vitit 2024

Parlamenti Europian ka miratuar dosjen e liberalizimit të  vizave për Kosovën. Kryetarja e Parlamentit, Roberta Metsola, bëri të ditur se nuk ka pasur  kundërshtime nga vendet anëtare. Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit dhe asnjë amendament. Prandaj, qëndrimi i Këshillit është miratuar dhe akti i propozuar është miratuar”, tha zonja Metsola. Ky vendim u prit me duartrokitje nga disa eurodeputetë. Nesër vazhdom ceremonia e nënshkrimit për ligjin e ri ku  do të jetë e pranishme edhe Roberta Metsola, Xhesika Rosvall, ministre suedeze e BE-së që përfaqëson presidencën e Këshillit të BE-së. Po ashtu, të ftuar janë edhe kryetari i LIBE, Juan Fernando López Aguilar dhe raportuesi për vizat e Kosovës, eurodeputeti,Thijs Reuten. Sipas vendimit të dakorduar të institucioneve të BE-së, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga 1 janari i vitit 2024.

 

Kontrolloni gjithashtu

Britania flet për të ardhmen e Kosovës në NATO, por realiteti mbetet i bllokuar nga mosnjohjet dhe hezitimi i aleatëve

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë të ditur nga Brukseli …