Malisheva shënon 18 Prillin Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Vendbanimeve historike

Zyrtari i muzeut  ”Jahir Mazreku”, në Malishevë,  Zymer Zogaj, në  Ditën  Ndërkombëtare  të Monumenteve dhe Vendbanimeve historike bëri një vizitë në disa lokalitet të trashëgimisë kulturore dhe historike, duke  nisur nga memoriali i vitit 1914, Kryengritja gjithëkombëtare në  fshatin Banjë, vazhdoi të Kompleksi i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ngucat, të Kompeksi i varrezave të dëshmorëve në Kleçkë dhe të objekti i zërit të luftës, zërit të Radios Kosova e Lirë si dhe u vizituan edhe disa monumente të trashëgimisë. Ai në këtë vizitë veçoi, se ”18 Prill-Ditën Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Vendbanimeve historike, paraqet një mundësi për të gjithë që të mbrojmë qëllimin  e përbashkët dhe  njëkohësisht të sjellim në kujtesë dhe  vëmendje  të institucioneve përkatëse, kulturore, që të ndahen  më shumë fonde në investime e mirëmbajtje të këtyre vlerave që na identifikojnë nëpër shekuj rrënjët e Kombit Shqiptar dhe përpjekjet për  çlirim e liri kombëtare”.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …