Forcat ushtarake të Rusisë kanë ndërmarrë një ofensivë sulmesh ajrore kundër qyteteve në tërë Ukrainën

Forcat ushtarake të Rusisë kanë ndërmarrë  një ofensivë  sulmesh ajrore kundër qyteteve në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë Kievin dhe  duke lënë të paktën 12 të vdekur. Dhjetë persona duke përfshirë një fëmijë u vranë në një sulm që goditi një bllok banesash në qytetin qendror të Umanit, thanë zyrtarët. Një grua dhe vajza e saj trevjeçare u vranë në qytetin e Dnjepro, sipas kryebashkiakut lokal. Shpërthime u raportuan edhe në qytetet Kremençuk dhe Poltava. Presidenti ukrainas, Zelensky tha se blloku i apartamenteve ishte në mesin e 10 ndërtesave të banimit që u dëmtuan në Uman. Këto  sulme treguan veprime të mëtejshme ndërkombëtare që duhen ndërmarrë kundër Rusisë, tha Zelenskij.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira, shteti i bllokuar nga interesa partiake

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas masës së përkohshme të …