Ajshe Haklaj para SPAK-ut akuzon drejtpërdrejtë Sali Berishën për vrasjen e vëllezërve të saj dhe shumë vrasje të tjera

 Avokati i Ajshe Haklaj, Idajet Beqiri, i ftuar në Euronews Albania tha se dalja e saj para SPAK do duhej të ishte e fshehtë. Ai tregoi arsyen se pse mëngjesin e kësaj të premte ajo u paraqit në organin e akuzës. Sipas tij, kjo kishte kohë që pritej, që nga momenti që SPAK mori në shqyrtim çështjen e vrasjes së vëllezërve Haklaj, ku Aishe Haklaj akuzon drejtpërdrejtë ish-kryeministrin Berisha për ato ngjarje. “Bëhet fjalë për një kallëzim penal që kemi bërë më parë për vrasjen e vëllezërve Haklaj, për një grup të organizuar terrorist, për akte terroriste dhe vrasjen e vëllezërve. SPAK-u ka kohë që punon me këtë çështje, ka nisur hetimet, ka marrë provat për shqyrtim dhe ka marrë edhe 4 dosje që kanë qenë të pezulluara në Tropojë. SPAK-u e ka të domosdoshme të marrë edhe dëshminë e dëshmitarëve okular dhe njëra prej tyre është motra e Haklajve, Ajshja e cila jeton prej kohësh në Suedi. Unë nuk e di nga e morën vesh mediat, se ardhja dhe ikja e saj duhet të ishte e fshehtë. Asnjë sekret nuk ka, por ajo ilegale ka ardhur ilegale do iki pasi ka ardhur në SPAK, ajo kishte kohë që pritej. Kemi kohë që bashkëpunojmë me SPAK-un për ardhjen e saj. Dëshmitë janë tepër të rëndësishme për këtë çështje të rëndësishme”, tha avokati. (Tema)

Kontrolloni gjithashtu

Në Vlorë emërtohet sheshi ‘Adem Jashari’, familja falënderon Shqipërinë për nderimin ndaj Kryekomandantit

Faleminderit Bashkisë së Vlorës, kryetares Brunilda Mersini dhe qytetarëve të Vlorës për nderimin e madh …