U nënshkrua Marrëveshja Teknike në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë

U nënshkrua Marrëveshja Teknike në Fushën e Mjekësisë Ushtarake në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Italisë. Me autorizim të Ministrit Mehaj, zv. komandanti i FSK-së Gjeneral Major Enver Cikaqi ka nënshkruar marrëveshjen Teknike në Fushën e Mjekësisë Ushtarake, në Romë të Italisë.

Gjeneral Cikaqi ne cilësinë e udhëheqësit të delegacionit, Kolonel Dr. Xhevdet Tahiraj Komandant i Regjimentit të Mjekësisë në FSK si dhe Edona Abazi Zylfijaj zyrtare për bashkëpunim bilateral si dhe desk oficer për Itali, janë pritur nga Gjenerallejtënant Vito Ferrara, shef në Inspektoratin Gjeneral të Mjekësisë Ushtarake, Admirali C. A. Egidio Fracasso shef i departamentit për Politika Mjekësore, Kolonel Luigi Principe shef i degës për Marrëdhënie Ndërkombëtare në fushën e Mjekësisë, Nënkolonel Giuseppe Barone dega e mjekësisë për marrëdhënie ndërkombëtare.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje ka për qellim zgjerimin e bashkëpunimi bilateral mes dy ushtrive në fushën e shërbimeve ushtarake mjekësore dhe se do të jetë qelës i hapjes së dyerve në dimensione të ndryshme mjekësore ushtarake.

Gjate kësaj ceremonie, krahas agjendës nga pala italiane delegacioni ynë ka vizituar edhe Institutin e Mjekësisë Ajrore Ushtarake.

Në këtë Institut Gjeneral Cikaqi u mirëprit nga Gjeneral Brigade Fabio Morgagni Drejtor i Institutit për Shërbime Mjekësore të Aviacionit.

Përveç takimit, stafi i këtij instituti në krye me Gjeneral Morgagnin kishin përgatit një prezantim të përgjithshëm te të gjitha kapaciteteve që ofrojnë përmes vizitave në laboratorët dhe hapësirat e ndryshme brenda objektit të këtij instituti.

Gjeneral Cikaqi dhe delegacioni i tij falënderuan palën italiane për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat, me theks të veçantë për hapjen e mundësive në Fushën e Mjekësisë Ushtarake.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …