Gabriel Escobar

Gabriel Escobar u ka bërë thirrje votuesve shqiptarë që në zgjedhjet e 14 Majit të mos votojnë të shkuarën por të ardhmen

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar u ka bërë thirrje votuesve shqiptarë që në zgjedhjet e 14 Majit të mos shohin mbrapa në të shkuarën por drejt së ardhmes, duke ju referuar dyshes Meta-Berisha.  I pyetur se sipas të gjitha gjasave, e konfirmuar kjo edhe në sondazhe, aleanca mes Berishës dhe Metës është forca kryesore opozitare në vend dhe a do të bashkëpunojë Amerika  me Berishën si drejtues opozitar, Escobar e ka thënë qartë se nuk e kupton se pse shqiptarët duhet të shohin mbrapa. Për mua nuk e di pse njerëzit duhet të shohin mbrapa në të shkuarën, për aq kohë sa mund të shikojnë drejt së ardhmes. Do të preferoja të mos komentoja shumë rezultatin zgjedhor, por dua të sjell në vëmendje progresin që ka bërë Shqipëria për këto 30 vite. Shqipëria ka ecur përhapa në integrimin eurtoatlantik dhe ka ngritur nivelin e besueshmërisë në arenën ndërkombëtare që kurrë nuk e ka pasur më parë, dhe ka shumë sfida që duhet të përfshihen në programimin e agjendën”, ka thënë, Gabriel Escobar.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Ferat Shala, ka folur për takimin e Memli Krasniqit me kryeministrin Albin Kurti si dhe për zgjedhjet e ardhshme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka folur rreth takimit të kryetarit …