Rashit Qalaj

Reshit Qalaj: Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, po ushtron ndikim të palejueshëm në Polici

Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka deklaruar sot para deputetëve në Kuvend se   ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po ushtron  ndikim në Polici. Ai ka deklaruar se drejtori i Krimeve Ekonomike, Musli Salihu, është shkarkuar pas bastisjes së Nagip Krasniqi, shef i KEK-ut dhe ish-aktivist i Vetëvendosjes. Ai ka denoncuar edhe Policinë e Kosovës që sipas tij ka gënjyer se Krimet Ekonomike asnjëherë nuk kanë qenë duke e hetuar, Nagip  Krasniqin. Ky  rast është duke u hetuar nga njësiti anti-korrupsion, mirëpo nuk është e vërtetë që nuk është hetuar nga krimet ekonomike. Sveçla i kishte mbajtur për 12 orë shefat e divizioneve të hetimeve të Policisë së Kosovës. Në fillim të marsit ministri i brendshëm përafërsisht 12 orë ka mbajtur shefat e hetimeve të Policisë së Kosovës. Prandaj, thërras deputetët, veçmas ata të Vetëvendosjes që të largohen nga ndikimi i drejtpërdrejtë që janë duke e bërë ndaj drejtësisë, dhe sidomos ndaj njësiteve të ndjekjeve. Është e pakuptimtë, e tmerrshme, të mbahen 12 orë shefat e divizioneve të departamentit të hetimeve në një objekt në Parkun Nacional në Blinajë, ka thënë deputeti Rashit Qalaj.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli ia pret hovin VV-së: Seancë pa 61 vota nuk ka

Analisti i KDI-së, Eugen Cakolli, ka hedhur ujë të ftohtë mbi përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje …