Në një analizë të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit Evropian për Marrëdhënie Ndërkombëtare një institut me renome botërore, me seli në Bruksel, thuhet se gjykimi në Hagë, nga shqiptarët e Kosovës po konsiderohet si një proces kundër UÇK-së në tërësi dhe kundër luftës për liri të shqiptarëve. Ata kanë frikë se Gjykata mund rishkruajë historinë e luftës së UCK-së dhe të barazojë krimet. Kjo është një gjykatë që i ndjek vetëm shqiptarët. Për shumicën e tyre krerët e UCK-se që janë akuzuar në Hagë, thuhet se ata mbrojtën me guxim vendin kundër spastrimit etnik të Serbisë së Millosheviçit. Akuzat e Dick Martyt për trafikim organesh nuk duken askund. Krijimi i gjykatës ishte gjithashtu i diskutueshëm. Ideja për Gjykatës vu në lëvizje pasi politikani zviceran Dick Marty shkroi një raport për Këshillin e Evropës në vitin 2010, në të cilin ai pretendonte se udhëheqja e UÇK-së kishte kryer krime lufte, përfshirë trafikimin e organeve. Por tani që gjykata është ngritur dhe funksionon, trafikimi i organeve nuk është përmendur në akuza apo në gjyq, duke bërë që shumë shqiptarë të Kosovës të vënë në dyshim qëllimet e gjykatës”, thuhet në shkrim realist dhe përmbajtësor të këtij instituti. Në shkrim rikujtohet se një ditë para fillimit të gjyqit ndaj ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, mijëra shqiptarë të Kosovës dolën në rrugët e kryeqytetit, në Prishtinë, duke mbajtur pankarta ku shkruhej “Kosova nuk mund të rishkruhet”, “Liria ka emër – UÇK” ose “Evropë, a je duke bërë shaka?”, “Bëj thirrje për drejtësi dhe jo politikë.
Kontrolloni gjithashtu
Policia zbardh rrugën e përdorur për sulmin në Ibër-Lepenc, me hetime të vazhdueshme pas shpërthimit të 29 nëntorit
Në natën e 29 nëntorit, Policia e Kosovës ka zbuluar rrugën e përdorur nga dy …