Albin Kurti: Pavarësia është arritur përmes luftës dhe sakrificës, por pavarësia jonë duhet të rritet vetëm përmes punës

Rrezarta Krasniqi: Çdo ditë po shihet se çfarë krimi e korrupsioni po del në sipërfaqe nga Qeveria Kurti

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka akuzuar Qeverinë Kurti, për korrupsion. Ajo përmendi rastin e ambasadorit të Kosovës,  në Kroaci, Martin Berishaj, ku sipas saj, e ka skandalin me 4 milionë euro transaksione të dyshimta, e po ashtu edhe drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, për të cilin tha se “ende nuk dihet çka po ndodh me të. Sa i përket çështjes së dialogut, ka qenë një dialog që aspak s’ka pasur transparencë dhe është po i njëjti kryeministër, i cili në opozitë ka kërkuar para dhe pas çdo takimi të vijë në kuvend. Sa i përket dialogut, Kurti ka shkelur të gjitha parimet me të cilat ka ardhur në pushtet. Dialogun e ka parë si pikë të shtatë të plan-programit të tij ndërsa tani ka dalë si pikë e parë e qeverisjes së tij, Kurti në dialog me Vuçiqin i ka diskutuar edhe vendimet e Qeverisë së Kosovës. Ka thënë se nuk do të dialogojë drejtpërdrejt me Serbinë e Vuciqin, por do të ketë dialog me serbët në Kosovë e direkt është ulur në dialog me Vuçiqin dhe i ka diskutuar vendimet e Qeverisë së Kosovës në tavolinë me të, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …