Fredi Beleri, është njëri prej të dyshuarve pjesëmarrës në “Masakrën e Peshkëpisë”, në vitin 1994, ku u vranë dy ushtarakë shqiptarë

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri, njëri prej personave të dyshuar pjesëmarrës në “Masakrën e Peshkëpisë”, në vitin 1994, ku u vranë dy ushtarakë shqiptarë, në një intervistë për gazetën Protothema i mëshon tezës së Helenizimit. “Është jetike për helenizmin e Himarës që t’i tejkalojë pengesat që e ndalojnë të ketë mundësi, punë të mira, të gëzojë pasurinë që na është mohuar prej 60 vitesh, për të pasur arsimim në gjuhën e nënës për të gjithë dhe për të shkëlqyer, sepse e meriton, në përparimin e procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, në BE. Prandaj dhe zgjedhja ime do të lehtësojë rrugën e helenizimit me mbështetjen e të gjitha forcave politike të Greqisë, të cilat i falënderoj me gjithë zemër, do të ndihmojë në bashkëpunimin mes dy vendeve, një kusht i nevojshëm për përparimin tonë”– thotë Beleri për median greke. Bejleri nja kandidat i importuar prej Berishës dhe Metës nga PBDNJ e avancon më tej tezën e helenizmit kur thotë. Ne duam të shohim vendin tonë të përparojë dhe helenizmi i tij të përparojë në vend të tij. Kryebashkiaku aktual, Jorgo Goro se ka përçarë banorët dhe i ka mbyllur derën, jo vetëm helenizmit, por edhe bashkëqytetarëve më të dobët. Gjatë intervistës, Bejleri e quan veten kandidat i cili gëzon mbështetjen e të gjithë spekrit politik në Greqi. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi rrëfen kërcënimet me jetë pas debateve me ministrat e Qeverisë Kurti

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se ka marrë …