Brukseli e Prishtina dështojnë në heqjen e barrikadës në Urën e Ibrit

Brukseli e Prishtina dështojnë në heqjen e barrikadës në Urën e Ibrit

Zbatimi i Marrëveshjes për lirimin e Urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, është në prag të dështimit. Revitalizimi i saj ishte thënë se do të përfundonte deri në fund të qershorit. Por gjërat në terren nuk kanë lëvizur aspak. Serbët në veri, përkatësisht komuna e udhëhequr nga Lista ‘Srpska’, ka vënë si kusht caktimin e kufirit administrativ midis dy komunave të Mitrovicës. Dështimi për të hequr barrikadën në këtë urë paraqet edhe dështimin masiv të Brukselit përballë strukturave paralele serbe të financuara nga Beogradi. Në marrëveshjen e nënshkruar me 25 gusht të vitit të kaluar, ishte paraparë edhe heqja e barrikadës. Këtë punë e kishte marrë përsipër Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, e cila kishte shpallur edhe projekt për revitalizimin e urës.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Shala: PDK-ja bëri mirë që e votoi kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Behxhet Sh. Shala – Bajgora ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e …