Brickos

Gatilov: UNMIK-u të vazhdojë praninë në Kosovë

Gatilov: UNMIK-u të vazhdojë praninë në Kosovë

Zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Genadij Gatilov është takuar me të dërguarin e posaçëm të OKB-së për Kosovën, Zahir Tanin, të cilit i ka thënë se UNMIK-u luan rol kyç stabilizues në rajon. Siç njofton kumtesa e diplomacisë ruse, gjatë këtij takimi palët kanë këmbyer mendime për shumë çështje që kanë të bëjnë me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, përfshirë situatën aktuale, pozitën e serbëve të Kosovë, problemet në zbatimin e marrëveshjeve Beograd – Prishtinë dhe për modalitetet e funksionimit të UNMIK-ut. Pala ruse ka konfirmuar rëndësinë e zbatimit të dispozitave të Rezolutës 1244, duke theksuar se kjo rezolutë mbetet në tërësi e plotfuqishme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Përfaqësuesi rus në këtë takim tha se financimi i personelit të UNMIK-ut nuk duhet pakësuar. “Shqiptarët e Kosovës duhet të respektojnë gjitha detyrimet që i kanë marrë në kuadër të marrëveshjeve me serbët”, përfundon kumtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …