NISMA për Kosovën ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor në Malishevë

NISMA për Kosovën ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor në Malishevë

NISMA për Kosovën, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor në Malishevë, ku janë zgjedhur organet drejtuese të degës, Këshilli i degës, delegatët për Kuvend Qendror të NISMA’s dhe kryesinë e degës. Kryetar i NISMA për Kosovën në Malishevë u zgjodh, Ragip Begaj. Delegatëve të NISMA’s në Malishevë, me nga një fjalë rasti u janë drejtuar, kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, shefja e GP NISMA, Valdete Bajrami, deputetët e NISMA’s, Zafir Berisha, Enver Hoti, dhe kryetari i NISMA’s në Malishevë, njëherit kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, dhe folësit tjerë në këtë Kuvend, para delegatëve garantuan mbështetje të fuqishme për strukturat e NISMA’s në Malishevë, me qëllimin më të mirë që Malisheva të vazhdojë të qeveriset nga njerëz të përkushtuar, siç është duke u qeverisur tani nga NISMA për Kosovën. Kryetari i sapo zgjedhur, Ragip Begaj, falënderoj të gjithë për besimin e dhënë. Begaj tha se, sa është privilegjë është edhe përgjegjësi, andaj kështu të bashkuar të punojmë për të mirën e qytetarëve dhe për të mirën e Malishevës në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …