Angazhim i MKRS-së për pagat bazë për krijuesit dhe përformuesit e artit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur në një takim drejtorin e Teatrit Kombëtar, Agim Sopin, drejtorin e Baletit Kombëtar, Ahmet Brahimaj, dhe drejtuesit e Sindikatës së Punëtorëve të Teatrit Kombëtar.

Në këtë takim u bisedua rreth statusit të aktorëve dhe stafit tekniko-artistik të Teatrit Kombëtar dhe të Baletit Kombëtar.

Ministri Shala premtoi bashkëpunim dhe angazhim të MKRS-së për pagat bazë për krijuesit dhe përformuesit e artit, meqë kështu krijohen kushte më të mira për punë më efikase për këtë kategori shumë të rëndësishme të kulturës së Kosovës.

Po ashtu, në këtë takim u bisedua edhe për hapat që duhet ndërmarrë ekipet e përbashkëta të MKRS-së, të Teatrit Kombëtar, Baletit, Sindikatës, në mënyrë që të gjenden modalitet më efikase për të rregulluar këtë çështje sa shpejt.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …