Ministri Yagcilar takoi diplomatët e rinj nga Turqia

Një delegacion i diplomatëve të rinj nga Turqia, në kuadër të turneut të tyre nëpër vendet e Ballkanit, vizitoi Ministrinë e Administratës Publike, ku u prit nga ministri i Ministrisë së Administratës Publike Mahir Yagcilar, me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim, diplomatëve të rinj turq ministri Yagcilar iu foli për rregullimin shtetëror të Republikës së Kosovës, për kushtetutën e vendit tonë, por edhe për marrëdhëniet e mira,  që ekzistojnë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe asaj të Turqisë, qoftë në sferën politike, ekonomike e kulturore. Ministri Yagcilar, diplomatëve iu foli edhe për fushe veprimtarinë e MAP-it, por edhe për reformat që janë duke u bërë në fushën e administratës publike dhe gjendjen socio-ekonomike.

Diplomatët e rinj turq, pasi u shprehen mirënjohës për pritjen u interesuan për  mënyrën e funksionimit të administratës, për përfaqësimin e komunitetit turk në institucione dhe për raportet ndërmjet përkatësive nacionale që jetojnë në Kosovë. Një vëmendje nga diplomatët e rinj turq iu kushtua edhe rrugës së Kosovës që shpie drejt integrimeve në Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …