Ministri  Yagcilar mori pjesë në ceremoninë e përurimit të Qendrës Inovative në MASHT

Ministri i MAP-it Mahir Yagcilar mori pjesë në ceremoninë e përurimit të Qendrës Inovative të projektit “Microsoft Showcase Classroom”, ku ishin të pranishëm edhe ministri i MASHT-it Arsim Bajrami dhe drejtori i kompanisë Microsoft për Kosovë dhe Maqedoni, Lupco Georgiev.

Ministri Yagcilar, theksoi mes tjerash, se shteti ynë, duke rritur hapësirën digjitale, po përpiqet të adaptojë dhe përmirësojë sistemin e arsimit dhe të përgatis të rinjtë për ekonominë globale. Për këtë qëllim, theksoi ministri Yagcilar, TIK-u mund të luajë një rol kyç në transformimin dhe modernizimin e qeverisjes dhe arsimimit. Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për shfrytëzimin e teknologjisë informative dhe inovacionit në çdo fushë të qeverisjes, në mënyrë që  të rritim efikasitetin  dhe të jemi sa më konkurrues në regjion dhe më gjerë. Me shfrytëzimin e Teknologjisë Informative në sistemin arsimor ne përshpejtojmë ngritjen e  cilësisë së arsimit, rritjen e zhvillimit ekonomik, rritjen shkallës së të punësuarve etj.

Përmes “Microsoft Showcase Classroom”, shtoi ministri Yagcilar, do të pilotojmë ‘Office 365’ në sistemin e arsimit, në MASHT dhe  në MAP. Office 365 është një zgjidhje e bazuar në sistemin “Cloud”, e cila do të orientoj  vizionin tonë kah reformimi dhe modernizimi i administratës publike në përgjithësi.

Vitin e kaluar, MAP dhe MASHT kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për partneritet strategjik me liderin e teknologjisë informative, korporatën MICROSOFT-in, në të cilin janë pajtuar që të shfrytëzohen resurset dhe platformat e Microsoft-it në sistemin mësimor në mënyrë që ta modernizojnë mësim-nxënien, të avancojnë inovacionin, të zhvillojmë shkathtësitë e shekullit XXI.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …