Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca kërkon që të shtyhet për vitin e ardhshëm aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Konjufca: AAK dhe Nisma janë vënë në ankand

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka hedhur një breshëri akuzash në drejtim të AAK-së dhe Nismës, parti këto me të cilat para pak muajsh kishin krijuar ‘frontin e bashkuar opozitar’. Sipas deputetit Konjufca, AAK dhe Nisma e kanë vendosur vetën në ankand dhe synojnë që të bëjnë koalicion me atë që jep më shumë. Ai ka shtuar se këto dy parti më nuk kanë vija të kuqe për koalicione, meqë synimi i tyre është të jenë me çdo kusht në pushtet. Konjufca ka komentuar edhe rikthimin e grupit parlamentar të Vetëvendosjes në Kuvend, për të cilin tha se bëhet me qëllim që pushteti të mos ketë komoditet për kalimin e ligjeve dhe dokumenteve të ndryshme pa debat. Ai, poashtu, ka kritikuar AAK-në dhe Nismës, që sipas tij, me bojkotin e Kuvendit i kanë mundësuar pushtetit që të ketë komoditet.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …