Nga numërimi i deri tashëm i votave, del se Partia Socialiste ka fituar tri bashki

Nga numërimi i deri tashëm i votave, del se Partia Socialiste ka fituar tri bashki. Autoritetet zgjedhore kanë njoftuar se Partia Socialiste ka fituar garat për kryetar bashkie në Elbasan, Kamëz dhe Vorë. Nga votat e numëruara, mësohet se në Elbasan, ka fituar kandidati i Partisë Socialiste, Gentian Llataj, duke mposhtur kundërkandidatin nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi. Në Kamzë ka fituar  kandidati socialisti Rakip Suli, i cili fitoi mbi 60 për qind të votave, ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxhën.  Në Vorë, me mbi 75 për qind të votave të fituara, socialisti Blerim Shera mposhti rivalin nga opozita, Indrit Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

VLEN pa qëndrim për rezolutën në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut – deklarata të forta, por pa vendim konkret

Koalicioni VLEN ka reaguar lidhur me rezolutën e dorëzuar në Kuvendin e Maqedonia e Veriut, …