Veseli vazhdon takimet me ligjvënësit britanik

Veseli vazhdon takimet me ligjvënësit britanik

Në kuadër të qëndrimit në Britani të Madhe, kryekuvendari Kadri Veseli sot është takuar me anëtarë të Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit britanik. Në bisedën e zhvilluar me anëtarët e këtij Komisioni, Mike Gapes dhe Stephen Gethins, ai foli për zhvillimet aktuale në vendin tonë, arritjet e Kosovës në procesin e fuqizimit të pozitës së saj në arenën ndërkombëtare, angazhimet për anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara, aderimin në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, si dhe për perspektivën euro-atlantike të vendit tonë. Kryekuvendari Veseli falenderoi ligjvënësit britanik për mbështetjen që Britania po jep për Kosovën, duke theksuar nevojën që kjo përkrahje të vazhdojë edhe më tej. Në takim, u bisedua gjithashtu edhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit midis dy Kuvendeve dhe komisioneve homologe.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Hagë kanë nisur deklaratat përfundimtare në rastin ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve për administrimin e drejtësisë

Në Hagë, sot ka nisur faza e deklaratave përfundimtare në rastin ku ish-presidenti i Kosovës, …