Ministri Hyseni takoi ambasadoren në largim të Belgjikës

Ministri Hyseni takoi ambasadoren në largim të Belgjikës

Ministri i Punëve të brendshme, Skender Hyseni ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren jo rezidente të Belgjikës në Kosovë, Ancik Van Claster si dhe shefin e Zyrës Diplomatike belge në Prishtinë. Me këtë rast, ministri Hyseni falënderoi ambasadoren belge për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ka mbuluar edhe Republikën e Kosovës. Në vazhdim, ai e njoftoi për angazhimet që ka bërë Ministria e brendshme në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, luftimin e terrorizmit, dhe plotësimin e kritereve që kanë dalë nga procesi i liberalizmit të vizave, që edhe u kurorëzua me rekomandimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Në anën tjetër, VanClaster theksoi se gjatë kohës sa ka shërbyer  në Republikën e Kosovës ka pasur në bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet e Kosovës dhe sigurisht që edhe në të ardhëm shteti belg do të përkrahë Kosovën në anëtarësimin në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …