Kryetari Hashim Thaçi ka kërkuar që FSK-ja të inkuadrohet në NATO

Kryetari Hashim Thaçi ka kërkuar që FSK-ja të inkuadrohet në NATO

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e parë të vizitës së tij në Bruksel, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin ka biseduar për mundësinë e inicimit të një dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe NATO-s, si dhe për bashkëpunimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës me Aleancën Veri-Atlantike, teksa të dy liderët konfirmuan interesin e tyre për zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet NATO-s dhe Kosovës.  Thaçi është shprehur se FSK-ja është e gatshme që të marrë pjesë në manovrat, por edhe të kontribuojë në misionet paqeruajtëse të NATO-s, sidomos në fushat ku është specializuar dhe ka bërë përvojë FSK-ja. “Kosova është e vendosur që të bëhet anëtare e NATO-s”, u shpreh  Thaçi, duke  kërkuar  që formati i tanishëm i FSK-së të pranohet në NATO i pa sigurt se FSK do të shndërrohet në FAK.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj në 25-vjetorin e 11 Shtatorit: Miqësia me Amerikën është e pathyeshme

Ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve …