Olaf

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se Ukraina do të marrë mbështetje nga Perëndimi derisa të arrihet një paqe e drejtë

Kancelari gjerman, Olaf Sholz, në samitin e Këshillit të Evropës, që po mbahet në Rejkjavik bëri thirrje që të mbahen kontaktet me Rusinë pavarësisht nga presidenti rus,  Vladimir Putin dhe qeveria e tij. Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës mund të përfundonte në një moment, tha Scholz. Dhe një gjë është e sigurt. Ajo nuk do të përfundojë me një fitore të imperializmit të stilit Putin. Ukraina do të marrë mbështetje derisa të arrihet një paqe e drejtë. Deri atëherë ne si Këshill Evropian duhet t’i mbajmë urat e komunikimit për përfaqësuesit e një Rusie tjetër, një tjetër Bjellorusi, dhe në këtë mënyrë të mbajmë të hapur perspektivën e një të ardhmeje demokratike, paqësore në të dy vendet, sado e pamundur të na duket sot”, tha kancelari gjerman, Olaf Sholz.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …