Ish-eprori i lartë i UÇK-së, profesori, Ajvaz Berisha, ka reaguar kundër përpjekjeve për ta hequr emrin e Hasan Prishtinës nga Universiteti

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, profesori, Ajvaz Berisha, ka reaguar kundër përpjekjeve për ta hequr emrin e Hasan Prishtinës nga Universiteti. Ai ka theksuar se një kërkesë e tillë vjen nga mbeturinat e jugonostalgjikëve të mbështetur nga qarqe të caktuara të këtij pushteti. “Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, nga qarqe të caktuara ka filluar diskutimi për heqjen e emrit të patriotit, dijetarit dhe diplomatit Hasan Prishtina. Padyshim një kërkesë e tillë vije nga mbeturinat e jugonostalgjikëve të mbështetur nga qarqe të caktuara të këtij pushteti”, ka shkruar, Ajvaz Berisha. Ai ka theksuar se Këshilli Drejtues dhe rektori i Universitetit të Prishtinës kanë qindra punë më të rëndësishme sesa të merren me heqjen e emrit të patriotit të madh Hasan Prishtina. Pse rektori dhe Këshilli Drejtues nuk po kanë guximin të merren me kishën e cila është vendosur në mënyrë të paligjshme në kohën e okupimit. Këtë se bëjnë sepse janë frikacakë e të pandërgjegjshëm”. Ne jemi të vetëdijshëm nga kush ka ardhur ky propozim, por le të provojnë ta heqin. Po harroni se në këto treva ka njerëz që kur prekën figura të rëndësishme janë në gjendje të bëjnë çfarëdo sakrifice. Kosova ka njëmijë probleme më të mëdha me armiqtë tanë shekullor sesa të merren me heqjen e emrit të një prej figurave më të ndritura të kombit, siç ishte Hasan Prishtina”, ka shkruar profesori Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak. Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak, Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Bajram Curr të Tropojës ku …