Avokatët e Hashim Thaçit, Gregory Kehoe e Dastid Pallaska iu kanë përgjigjur Prokurorit të Gjykatës Speciale lidhur me një intervistë në RTK

Avokatët e  ish-kryetarit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe dhe Dastid Pallaska iu kanë  përgjigjur  Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Speciale në Hagë pasi ajo ka lëshuar një thirrje për trupin gjykues që t’i japë një vërejtje apo paralajmërim Dastid Pallaskës për deklarimet që i ka bërë gjatë një interviste në Televizionin Publik të Kosovës. Sipas prokurorit deklarimet e Pallaskës bien ndesh me Kodin e Sjelljes Profesionale për avokatët dhe prokurorët para Gjykatës Speciale. Mbrojtja e Thaçit ka kërkuar nga trupi gjykues që të mos e pranojë një kërkesë të tillë të Zyrës duke thënë se kërkesa e tyre nuk arrin që të vërtetojë se deklarimet e Dastid Pallaskës kanë qenë shtrembëruese me qëllim apo me vetëdije. Një kërkesë e tillë e Zyrës së Prokurorisë nuk është asgjë tjetër përveç se përpjekje për të kufizuar të drejtat themelore për lirinë e shprehjes.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Bashkimit Evropian e lanëson Programin e BE-së për sektorin e drejtësisë në Republikën e Kosovës

Knut Abraham: Kosova me shumicë votash i ka përmbushur të gjitha standardet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës

Këshilli i Europës festoi 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham konkludoi …