Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, le hapur mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me emisarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin

Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me emisarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Me këtë rast, Kurti ka bërë me dije se ka nënvizuar rëndësinë e zbatimit të plotë e të pakushtëzuar të marrëveshjeve me Serbinë. Pata një telefonatë shumë të mirë mbrëmë me emisarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin për zbatimin e marrëveshjes së mobilitetit të nënshkruar në kuadër të Procesit të Berlinit, dhe të marrëveshjes bazë & aneksit në dialogun e Brukselit. Nënvizuam rëndësinë e zbatimit të plotë, të shpejtë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes, ka shkruar Albin Kurti në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Nga Prishtina në New York, diaspora mobilizohet para verdiktit të Hagës: “Liri për Çlirimtarët”

Një mesazh në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të shfaqet më …