leoni

Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Deputeti, Ferat Shala, foli për skandale dhe afera të shumta në Ministrinë e Rozeta Hajdarit, por ajo i quajti informata gjysmake

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është përfshirë në një debat parlamentar me deputetët e PDK-së, pasi kjo parti propozoi në seancën e sotme të Kuvendit një rezolutë për gjendjen në dikasterin me të cilin udhëheqë ajo, duke pretenduar se ajo “ka shënuar dështim dhe skandale të vazhdueshme gjatë këtij mandati qeverisës. Deputeti i PDK-së, Ferat Shala foli për skandale dhe afera të shumta në këtë ministri, të cilat ministrja Rozeta Hajdari i quajti “informata gjysmake, të paplota”, me të cilat kjo parti, sipas saj është “duke krijuar shantazhe, shpifje dhe më shumë”.  Deputeti Ferat Shala e pyeti ministren se “pse i ke shkarkuar 7 sekretarë?”. Ndërkohë ajo iu ka përgjigjur se  janë më pak, janë ushtrues detyre. Unë jam ministre e përgjegjshme që kur bëhet një gabim ose nuk ka mundësi të menaxhojë, duhet të ndërrohet. Dhe s’ka asgjë personale me këta zyrtarë”, tha ministrja. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se “ministrja në një formë apo një tjetër i konfirmoi pretendimet tona për keqpërdorimet që kanë ndodh”. As edhe një sekondë nuk mund duhet të rrish në atë karrige ku je”, tha, Abelard Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Koalicioni për Familjen konfirmoi mbështetjen në rritje, duke u shndërruar në njërën nga befasitë kryesore të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Në një tubim të mbushur me entuziazëm në Prizren, Koalicioni për Familjen konfirmoi mbështetjen e …