Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Njëri nga skandalet më të mëdha që ka prodhuar qeveria Kurti, ndërlidhet me rezervat shtetërore

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës , Abelard Tahiri, ka thënë se një nga skandalet më të mëdha që qeveria Kurti ka prodhuar ndërlidhet me rezervat shtetërore. Ai ka thënë se procedurat për t’i klasifikuar rezervat shtetërore si sekret shtetëror janë të kundërligjshme. Për këtë, Tahiri ka paralajmëruar i padi ndaj ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari. Po ashtu, ai ka kërkuar dorëheqjen e ministres Hajdari për keqpërdorimet që ai po pretendon se kanë ndodhur në kohën kur ajo e drejton ministrinë e Tregtisë.   Ai ka thënë se me këtë çështje, Rozeta  Hajdari do të ballafaqohet në gjykatë, pasi  ka pasur keqpërdorime me rezervat e shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …