leoni

Adem Demaci

Në Besianë mbahet manifestim për Nderin e Kombit, Adem Demaçi dhe Lidhjen Shqiptare të Prizrenit

Nënkëshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, në Besianë, nesër organizon manifestim me rastin e shënimit të ditës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 80 vjetorit të lindjes së Nderit të Kombit, Adem Demaçi që njëkohësisht është kryetar nderi i KMDLNj –së. Manifestimi mbahet me moton: “Adem Demaçi , nga Rilindja kombëtare deri në përjetësi”. Manifestimi përbëhet nga pjesa shkencore, ku do të paraqitën kumtesat e Prof. Dr. Agim Vinca , Prof. Dr. Hakif Bajrami dhe pjesa artistike.  Në emër të organizatorit, KMDLNj-së do të flasë prof. Fehmi Blakçori. Manifestimi mbahet nesër në Besianë, në sallën e kinemasë së qytetit dhe fillon në orën 18:00.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …