Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar punimet tek shkolla e vjetër profesionale ku po bëhet renovimi saj, e cila do të shëndrrohet në Inkubator Biznesi. Po ashtu ka vizituar edhe punimet te Parku Industrial në Budrikë të Epërme e cila së shpejti do të jetë e gatshme për bizneset. Kryetari haliti gjatë inspektimit të punimeve në terren u ndal edhe në fshatin Kabash për të parë nga afër punimet në rregullimin e përrockës së fshatit me gurë.


Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
