Bajram Begaj, ka biseduar me përfaqësuesit e Forcave të Armatosura të Shqipërisë që shërbejnë në misione e operacione jashtë vendit

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, firmosi paketën e plotë të reformës së pagave në vend, me një rritje enorme

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, firmosi paketën e plotë të reformës së pagave. Presidenca përcolli për mediet ditën e sotme 3 dekretet përkatëse të firmosura sot. Kuvendi miratoi të enjten e javës së kaluar në seancë plenare ndryshimet në ligjin “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”. Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në ligjin “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”. Po ashtu, u miratua projektligji lidhur me  kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku u diskutuan ligjet e paketës së reformës së pagave tha se, kur kjo shumicë ka marrë drejtimin e vendit paga mesatare ishte 259 euro, ndërsa në prillin e vitit që vjen do të shkojë 900 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …