Ruzhdi Jashari: Çfarë po ndodhë në veriun e vendit?!

Është e ditur se, për 24 vite rresht është toleruar gjendja “surrogat” pa sovranitet të plotë shtetëror!

Është pokështu e kjartë se gjendja e këtillë nuk mund të vijon pakufishëm, jasht kontrollit;

– Pa pagesën e energjisë elektrike,

– Pa çarkullime me targa të Kosovës,

– Pa pagesën e tatimit në pronë,

– Me funkcionimin, e shtetit të Serbisë në arsim, shëndetësi, çështje sociale, dokumentacione të dyfishta, etj…!

Tash, të tolerohën edhe akte dhune e vandaliste për shkëputje territoriale!!!!!

Me marrëveshjet 2011- 2013, brenda në sistemin tonë i integruam, strukturat e sigurisë, të drejtësisë, sistemit administrativ-politik të Beogradit, pa filtrimin e tyre, të cilat gjithmonë punuan parreshtur nën urdhrat e Serbisë-Vuqiqit, për ta defunkcionalizu shtetin tonë të rinjë!

Tani, loja është e kjartë, edhe Qeveria e ka të ditur këtë lojë! Jam i bindur, se nuk don konflikt as Qevira e as Presidenca, por duhet nxjerr nga loja litargjike e gjumit polar, të gjithë akterët që mendojnë se duarkryq, me “filozofi politike”, me nënshtrim, me asociacion me kompetenca ekzekutive, me sulme ndaj Qeverisë që ka në kursin e vet shtrirjen e sovranitetit në tërë vendin, …..mund ta bëjnë ndonjë gjë të mirë për vendin, përveç nënshtrimit dhe çëndrimit në të njejtën vij me Vuqiqin!

Po duket tashmë sheshazi se, në këtë trullosje provokuese të Beogradit ka rënë pre politika e Perendimit dhe ShbA-ve; me qasje miqësore ndaj agresorit (serbo rus) dhe qasje ndëshkuese ndaj viktimës Kosovës!

Plotësisht një kursë i gabuar, sepse grupet kriminale të kartelave të drogës, të prodhimit të bitkonëve, të krimit ekonomik, të vrasjeve politike, të friksimit të qytetarëve, të djegëjes së automjeteve të qytetarëve serbë….etj., pra mund të thuhet se po e shpërblejnë, krimin e organizuar, grupet ruse vagner dhe Putinin e dytë në Ballkanë – Vuqiqin.

Serbia nuk e ka ndryshuar kursin e politikës së Millosheviçit, SANU- së, dhe Kishës Ortodokse Serbe. Vazhdon me këtë kurs akoma më të rëndë! Vuqiqi, i ulur në dy karrike në Bruksell dhe në Moskë. Këtë shërbim po ja bënë politika e demokracisë perendimore tërhiq e mos këput, ndërsa lajkat e Vuqiqit po sjellin kërbaq mbi viktimën – Kosovën e cila e ka nga brenda qasjen ngulfatëse oportuniste të një pjese islamofobiste dhe karrjeriste shkurtpamëse të atyre që pavetëdije ja bëjnë argatin Serbisë. Një qasje të këtill që duket publikishte e ka edhe Edi Rama!

Por, këto tri ditë, kemi keqardhje që kjo dhunë e “ujitur” me pamaturi politike veçmas perendimore, u shkoj në dobi kriminelëve vrastarë, të sjellur nga Serbia nën urdhrat e Vuqiqit që të lëndojnë mbi 30 ushtarë paqëruajtës të KFOR–it. të cilët në mision kanë sigurinë, paçën, lëvizjen e lirë dhe integritetin territoria të Kosovës. Vuqiq le që përzihet vrazhdët në punët e brendëshme të Kosovës, ajo e lëvizë edhe ushtrinë drejtë Kosovës duke bërë provokim të hapur ushtarak, njësoj si Putini ndaj Ukrainës.

Sigurisht, bota nuk besoj se e ka harruar Serbinë e luftrave, Serbinë e prodhimit të gjenocidit, Serbinë e përgjakjes së Ballkanit, Serbinë e krimit të organizuar, Serbinë mashtrimeve dhe përkrahsen e Rusisë së Putinit!

A nuk e panë se, Vuqiqi as në Bruksell, e as në Ohër, nuk e nënshkroi marrëveshjen që siguronë lirinë e lëvizjes, promovonë sigurinë, paçën, dialogun dhe zgjidhjen e problemeve me bisedime. Kjo si duket po ua hap sytë tani, pak si vonë!

Nuk duam që ushtarët e KFOR- it të viktimizohën për lirinë tonë, për sovranitetin tonë, për inegritetin tonë shtetëror. Duam përkrahjen e drejt, të sinqert dhe mbështetje deri diku, si të UKRAIN- ës. Ne vdesim vet për të drejtat tona, për shtetin tonë!

Uniteti, mbase është i domosdoshëm në këto rrethana! Përqarjet partiake e fetare, në këto momente janë armiqësore për Kosovën dhe në të njetën vijë të Serbisë Putiniste!

Nuk kemi atëdhe tjetër! Të rrojë KOSOVA E PAVARUR DHE KOMBI YNË!

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Adnan Azizi u kap në gënjeshtër – statistikat zyrtare e rrëzojnë propagandën e VLEN-it

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ndaj deklaratës së deputetit të VLEN-it, Adnan Azizi, i cili …