leoni

Robert Bosch

Robert Bosch: Problemet janë krijuar nga Vuçiqi, ndërsa Josep Borrell i kërkon Kosovës të mbajë zgjedhje të reja, në Veri

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka komentuar tensionet në veri. Duke folur  në RTK për situatën aktuale në veri, ai përgjegjës e ka bërë kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq. Robert Bosh tha se Kosova duhet t`i plotësojë kërkesat e aleatëve të saj. Nganjëherë duhet të japësh diçka, sepse miqtë e mëdhenj po ta kërkojnë atë, sepse situata është tejet e ndjeshme, mençuria është gjëja e duhur jo kryeneçësia. Topi duhet të vihet në anën tjetër”, ka deklaruar Bosch,. Ai është shprehur i habitur më kërkese e BE-së për zgjedhje të reja në veri. “Problemet janë krijuar nga Vuçiqi dhe miqtë e tij dhe është paksa e çuditshme që Borrell të kërkojë nga Prishtina të sigurojë zgjedhje të reja”, është shprehur Bosch. Diplomati holandez ka bërë me dije se kjo çështje është dashur t`i shtrohet Vuçiqit, meqenëse ai i ka penguar serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: Gjykata Speciale dhe Albin Kurti, dy anë të së njëjtës përpjekje kundër UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pas raportimeve për kërcënimet që …