Brickos

Udhëheqësit e emisioneve amorale e antikombëtare, "Big Brother Albania 2” shpërndarës droge dhe kokaine, në Shqipëri

Udhëheqësit e emisioneve amorale e antikombëtare, “Big Brother Albania 2” shpërndarës droge dhe kokaine, në Shqipëri

Mediet në Shqipëri, bëjnë të ditur se efektivët  e anti-drogës të Policisë së Vlorës arrestuan tre persona që shpërndanin doza kanabisi dhe kokaine, në një aktivitet festiv që zhvillohet në Dhërmi. Në kuadër të operacionit të koduar “Parts 4” u vunë në pranga shtetasit: Ermand Hoxha 30 vjeç, Xhoi Bare 27 vjeç dhe Kedi Hoxha 19 vjeç, të tre banues në Tiranë. Ata u kapën me rreth 800 doza kokaine dhe 750 doza kanabisi, gati për shitje, 1 peshore elektronike për peshimin e dozave, një shumë parash e përfituar nga shitja e tyre dhe 3 celularë. Burimet bëjnë me dije se Xhoi Bare është menaxher i ish-banores së “Big Brother Albania 2”, Efi Dhedhes.  Gjatë qëndrimit të Efit në Big Brother, Xhoi Bare dilte në intervista televizive dhe si menaxheri i saj.  Po ashtu ai i menaxhonte dhe Instagramin, Efit gjatë qëndrimit në BBV dhe siç e shihni në fotot e mëposhtme ai ka qenë bashkë me të edhe në pushimet që Efi bëri në Tailandë. Gjithashtu, Xhoi Bare ka qenë dhe gazetar i emisionit “Why Not” i Roza Latit në televizionin e Ylli Ndroqit, ku bënte personazhin e “jashtëtokësorit”.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …