Në Rahovec u mbajt takimi me anëtarët e Komitetit Komunal Veprues

Nën udhëheqjen e Nënkryetarit të Komunës së Rahovecit, Fatmir Iska, u mbajt takimi me anëtarët e Komitetit Komunal Veprues (KKV) për Implementimin e Planit të veprimit për gjithëpërfshirjen e komunitetit Rom dhe Ashkali 2023 -2025 në Komunën e Rahovecit. Lendrit Qeli, Shef i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, njëherit koordinator i KKV-së, tha që ky Plan i Veprimit ka përfunduar draftimin final dhe ka rekomanduar të vazhdojë me procedurat për Konsultim publik për një muaj dhe për të vazhduar me procedurat e votimit në Komitetin për Politik dhe Financa, Komitetin për Komunitete dhe Kuvendin Komunal.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …