Luke Coffey: Ajo që ndodhi veri, e dobësoi Kosovën, fuqizoi Rusinë dhe ka trimëruar Serbinë

Luke Coffey: Ajo që ndodhi veri, e dobësoi Kosovën, fuqizoi Rusinë dhe ka trimëruar Serbinë

Eksperti i Institutit Hadson në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Luke Coffey, ka vlerësuar se ajo që ndodhi në veri, e dobësoi Kosovën, fuqizoi Rusinë dhe ka trimëruar Serbinë. “Përleshjet lanë trupat e NATO-s të plagosur, Serbia u trimërua, Kosova u dobësua, Rusia u fuqizua dhe komuniteti transatlantik u nda” ka shkruar eksperti amerikan, Luke Coffey. Ai ka tërhequr vërejtjen më tutje se Ballkani po vazhdon të mbetet një zonë destabiliteti dhe  politikanët nuk duhet ta injorojnë. Konfliktet e ndodhura pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe shpërbërjen e Jugosllavisë, konflikte që thotë se u vunë nën kontroll vetëm pas ndërhyrjes së jashtme ushtarake, ka përkujtuar eksperti i Institutit Hadson në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Luke Coffey.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Ushtria e Kosovës lindi nga lufta çlirimtare, gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe amaneti i atyre

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryeministër gjatë kohës kur Forca e Sigurisë …