Kryetari Haliti organizon takimin e parë publik për vitin 2023  

Ju njoftojmë se takimi i parë publik i kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti për vitin 2023, me qytetarë dhe grupet e interesit dhe të gjithë palët e interesuara do të mbahet me datën: 30.06.2023 (e premte ), në Sallën e Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, duke filluar në ora 14:00h. Në këtë takim ju do të njoftoheni për:

– Punët e zhvilluara për vitin 2023 (periudha janar-qershor).

– Planifikimet për 6 mujorin e dytë.

Ky takim publik është i hapur dhe pjesëmarrësit kanë të drejtë të parashtrojnë pyetje.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …